Vishaj: Dan Hutra nuk ka shpëtim, burg përjetë në institucion të sigurisë së lartë

3 Mars 2023 | 08:48

Avokati Saimir Vishaj tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se Dan Hutra nuk ka më shpëtim.

Sipas tij, vrasësi i tre grave të mërkurën në kryeqytet dhe i vrasjeve të tjera më herët, do të dënohet me burg të përjetshëm në institucion të sigurisë së lartë.

“Nëse në burg i mban dhe i trajton si çdo i burgosur tjetër pa bërë një terapi nga ana e sociologut apo psikologut, pa dhënë ai një raport që kemi 6 muaj, 8 muaj, 1 vit, 2 vjet që po e mbajmë, a ka ndonjë fije shprese që ky njeri do të kthehet në normalitet, apo ta dëgjojmë në telefon duke kërcënuar dhe nga burgu,” – u shpreh Vishaj.

Sipas tij nëse këto masa do të ishin marrë gjatë kohës që Dan Hutra ka qenë në burg, ngjarja e të mërkurës nuk do të kishte ndodhur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024