“Mesazhi për Gjykatën”, Hajdari: PD nuk është pronë private, vendos populli për të
Ish-deputetja Rudina Hajdari ka pasur një mesazh për Gjykatën e Apelit e cila do të vendos sot se kujt do i kalojë vula e PD-së, Sali Berishës apo Enkelejd Alibeajt.
Në një deklaratë për mediat, ajo theksoi se PD nuk është pronë private dhe është populli ai që vendos se kush është në krye të saj.
“Dua të ju them se sot kam ardhur si një qytetare e thjesht dhe si një person që është e lidhur me PD. Im atë rrezikoi jetën për të formuar këtë parti dhe ja jetën për partinë demokratike. Ajo që po ndodh këtu është e paprecedentë. Kryetari i opozitës zgjidhet nga populli e jo nga jo një gjykatë. Jemi në kushtet që po shkelen me këmbë parimet demokratike. Gjykata nuk mund të ja mohoj të drejtën anëtarëve të PD që me votën e tyre kanë zgjedhur rrugën e tyre. PD nuk mund të trajtohet si një pronë private. Nuk mund të vendoset nga një trup gjykuese nëse kjo pronë i përket Bashës apo Berishës, e vendos populli”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta