Tritol mobilierisë në Fushë-Krujë

Pamje nga vendngjarja
3 Mars 2023 | 21:12

Në një mobilieri në Fushë-Krujë ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 20:40, në aksin rrugor kryesor “Fushë Krujë-Tiranë”, në fshatin Arrameras, në ambientet e jashtme të një ndërtese (mobilieri) të marrë me qira nga shtetasi D. C., banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë. Nga shpërthimi ka dëme të konsiderueshme materiale.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ndërtesa është e shtetasit Bujar Caraci, i cili ia ka dhënë me qira dhëndrit të vëllait, shtetasit  Desar Çangu, 28 vjeç, nga Larushku

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorëve.

Në vendngjarje ndodhen drejtuesit vendorë të Policisë dhe grupi hetimor  dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026