Zbardhet ngjarja e shpërthimit me tritol në Sarandë, arrestohet autori i dyshuar

14 Shkurt 2023 | 08:58

Sotir Çabiri, 36 vjeç djali i shtetasit Spiro Çabiri, bashkëpronar i këtij hoteli është arrestuar ditën  e sotme pasi dyshohet se ka vendosur eksploziv në hotelin e babait të tij.

Çabiri rezulton bashkëpronar i hotelit së bashku me shtetasin grek Dhimitër Evangjeliu,

Policia bën me dije se për rreth 12 orë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe ndalimi i Çabirit.

36-vjeçari, mëngjesin e djeshëm, në lagjen nr. 1, Sarandë, dyshohet se ka vendosur një sasi lënde eksplozive, në hotelin që babai i tij, kishte në bashkëpronësi me shtetasin Dhimitër Evangjeliu, për shkak të një procesi gjyqësor që kishin 63-vjeçari dhe Dhimitër Evangjeliu proces i nisur që në vitin 2002, dhe në përfundim të të cilit, pjesa më e madhe e këtij hoteli do të kalonte në pronësi të shtetasit Dhimitër Evangjeliu.

Si pasojë e shpërthimit me eksploziv, u shkatërrua plotësisht hoteli i ndërtuar në vitin 1996 dhe gjithashtu u shkaktuan dëmtime të fasadave të objekteve të tjera në afërsi të hotelit. Nga shpërthimi nuk pati asnjë shtetas të dëmtuar.

Ndërkohë policia ka sekuestruar veshje që dyshohet se janë përdorur nga autori, gjatë vendosjes së lëndës eksplozive, 3 celularë dhe sende të tjera që u gjetën në vendngjarje.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026