Shpërthimi me tritol në Sarandë, flasin banorët: Thamë se ra pallati
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Sarandën në orët e para të mëngjesit. Një hotel është hedhur në erë me lëndë plasëse, duke shkaktuar dëme edhe tek bizneset përreth. Banorët treguan për Euronews Albania tmerrin që përjetuan si dhe dëmet e shkaktuara nga shpërthimi.
“Thamë se mos ra pallati, shpërthimi thashë se u fundos pallati. Isha zgjuar që në 5 të mëngjesit dhe rrija. Deri tani skam marrë frymë mezi vajta mora bukë që të pi ilaçet, jemi të sëmurë dhe nuk mbledhim dot veten. U çova menjëherë hapa ballkonin dhe dola”, tregon një grua.
“6 pa 5, shumë i fuqishëm shpërthim i padëgjuar ndonjëherë, u trembëm dolëm. Ne s’kemi asgjë, na kanë mbrojtur këta pallatet, këta që ishin afër janë të gjithë me dëme janë tyre xhamat deri në rrugën e katërt lart”, shprehet një tjetër banor.
Objekti ku ishte vendosur sasia e lëndës plasëse është ndërtuar në vitin 1996 dhe zotërohet nga 3 ortakë, Spiro Çabiri, Vangjel Shtuka dhe Dhimitër Evangjeliu. Prej 20 vitesh ortakët janë në proces gjyqësor për pronësinë e këtij objekti.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha në fasadat e dhjetëra bizneseve dhe qindra banesave përreth deri në një rreze prej 300 metrash largësi, ndërsa copat e xhamave dhe inertet e betonit që kanë përfunduar në rrugë. Hoteli ndodhej në vijën e parë të bregut të detit dhe fatmirësisht në momentin e shpërthimit ka qenë bosh pasi funksiononte vetëm gjatë muajve të verës.
Policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Pritet që specialistët anti-eksploziv të përcaktojnë llojin e lëndës plasëse që është përdorur
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë