Vrau tre gra në Tiranë, lihet në burg Dan Hutra, nuk shfaq pendesë para Gjykatës

4 Mars 2023 | 11:12

Gjykata ka vendosur masën “Arrest me burg” ndaj 40-vjeçarit i cili të mërkurën e javës së kaluar vrau tre gra në Tiranë dhe plagosi tre të tjera.

Burime për Euronews Albania, Hutra nuk ka shfaqur pendesë para Gjykatës për krimet që ka bërë.

Ai është shprehur se të gjitha vrasjet e plagosjet i ka bërë me vetdije të plotë.

“I pranoj të gjitha dhe nuk jam i penduar.”- ka deklaruar ai.

Hutra akuzohet për 5 vepra penale, ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, ‘Vrasje me paramendim’, ‘Vrasje e mbetur ne tentative’, ‘Plagosje rëndë me dashje’, ‘Armëmbajtje pa leje’.

Krimi i Dan Hutrës tronditi mbarë opinionin publik, i cili mori jetën e 3 grave dhe plagosi 3 të tjera në Tiranë.

Hutra plagosi me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Po ashtu ai vrau në Kamzë shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe dhe në afërsi të mbikalimit te “Pallati me shigjeta”, ka plagosur me thikë shtetasen M. G., 40 vjece, banuese në Astir.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026