“Skandaloze”, deputeti demokrat kundër koalicionit me Ilir Metën
4 Mars 2023 |
20:41
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula është shprehur kundër një koalicioni të kësaj force politike me Partinë e Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta, për zgjedhjet e 14 majit.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Sula u shpreh se kjo do të ishte skandaloze dhe se do të krijoheshin dy parti të majta.
Sipas Sulës, kandidatët e dalë nga Primaret e Sali Berishës, duhet të kandidojnë me logon e Partisë Demokratike.
“A është Partia Demokratike aty? Këtë nuk e kuptoj. Partia Demokratike është aty. Të gjithë kandidatët e Primareve të kenë logon e Partisë Demokratike. Po e shkatërroni me duart tuaja, do kemi dy parti të majta. Nuk do kemi Parti Demokratike, do ikin të gjithë te LSI-ja”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Lajme të Sugjeruara
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta