Rama sulmon opozitën: Buxheti 2021 përbën angazhim më të madh për shëndetësinë
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar nga foltorja e kuvendit opozitën parlamentare dhe atë jashtë parlamentit. Teksa diskutohej buxheti për vitin e ardhshëm, kreu i ekzekutivit e konsideroi atë, si angazhimin më të madh financiar për shëndetësinë.
“Sot janë të njëjtën njerëz, por e njëjta formulë, të njëjtët që ftojnë shqiptarët të votojë për Lulin dhe të marrin peshqesh Ilir Metën dhe Monikën, se Saliu është barkun e Lulit, jo si lepur, por si luan.
Ju jeni ndryshe, por tabelën e shumëzimit e keni njësoj me ata që s’janë këtu. Ju opozita këtu dhe ata bashkohuni që të hiqet tabela e shumëzimit nga ky vend që të shpëtojnë të gjithë, liberalizoheni aritmetikën. E keni dhënë me prova që jeni tapë topi. Ky buxhet përbën edhe angazhimin më të madh financiar të një qeverie në 30 vjet për shëndetësinë”, tha kryeministri.
Rama e cilësoi si shumë të suksesshme mënyrën se si qeveria i përballoi të dyja krizat e njëpasnjëshme, në fillim tërmetin e 26 nëntorin e më tej pandeminë e coronavirus që ka mbërthyer të gjithë botën.
Sipas tij, nëse këto fatkeqësi do të kishin ndodhur në kohën kur qeveristë PD, nuk dihet cili do të ishte fati i njerëzve, që sot siç tha janë pa shtëpi për shkak të një fatkeqësie natyrore, por nesër do të kenë në dorë çelësat e shtëpive të reja, falas.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet