Kromi dhe bakri pa taksa, falen 500 milionë lekë për tre vite

5 Nëntor 2020 | 16:05

Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj që zeron taksën për industrinë e përpunimit të kromit dhe bakrit. Sipas nismës parashikohet që për një periudhë 3-vjeçare të hiqet renta minerare për fabrikat që merren me pasurimin e kromit në ferrokrom dhe industrinë e përpunimit të mineralit të bakrit.

Efektet financiare të kësaj nisme parashikohet të jenë në minus 500 milionë lekë për arkën e shtetit. Qeveria e argumenton këtë projektligj duke e lidhur nevojshmërinë e tij me efektet financiare që ka shkaktuar pandemia Covid-19 në sektorin minerar në vend.

Ne relacion thuhet se kjo industri është ndër me kontribueset në bilancin tregtar dhe rrezikon falimentin si pasojë e efekteve financiare të Covid-19 dhe se masa financiare do të shërbejë në rritjen e vlerës se mineralit të kromit në mënyrë që mos të shiten si minerale te varfër por i pasuruar ne ferrokrom.  Në grupin e mineraleve metalore që preken nga ky projektligj përfshihen kromi dhe bakri. Ky grup përfaqëson rreth 85% të investimeve që realizohen çdo vit në industrinë minerale. Brenda këtij grupi, minerali kromit ka peshën më të madhe me rreth 80% të investimeve.

Efekti nga heqja e rentës për mineralet metalore:

– Për koncentratin e bakrit, pagesa vjetore e rentës varion 100-200 milionë lekë

– Nga renta e mineralit të përpunuar të kromit, -180 milionë lekë në 3 vjet

– Nga renta e mineralit të përpunuar të bakrit që eksportohet, – 300 milionë lekë në 3 vjet

Efekti total 3-vjeçar llogaritet rreth -500 milionë lekë. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026