Kontrolle në pikat kufitare në Rinas e Durrës, 2 të arrestuar. Çfarë u sekuestrua

6 Mars 2023 | 15:12

Policia ka kryer kontrolle në pikat kufitare të Durrësit dhe në Rinas ku ka arrestuar dy persona.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se në pikën kufitare të Rinasit u godit një rast i tentativës për të kaluar kufirin me dokument të falsifikuar dhe një rast i kontrabandës së mallrave.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestrua 1 dokument fals dhe mallra (veshje) me vlerë rreth 13 000 euro.

Sakaq në portin e Durrësit u godit një rast i mosdeklarimit të sendeve me vlerë dhe një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Në këtë pikë kufitare u sekuestruan aksesorë floriri dhe 4 kuti me cigare (puro) me vlerë totale 2320 euro.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 21 vjeç, banues në Kosovë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. S., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërsa në Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi A. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik i janë gjetur aksesorë të ndryshëm floriri, që dyshohet të jenë të vjedhura.    Gjithasht nisi precedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 49 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur 4 kuti me cigare (puro), më vlerë totale 2320 euro

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026