Homazhe për viktimat në Greqi, qytetarëve e Korçës ndezin qirinj në katedrale
Në nder të viktimave të aksidentit tragjik në Greqi, në Korçë janë mbajtur homazhe duke ndezur qirinj në sheshin e katedrales së qytetit.
Te pranishmit më pas i janë drejtuar konsullatës greke, ku prezent ka qenë dhe konsulli i përgjithshëm, i cili ka falënderuar qytetarët korçarë për solidaritetin e treguar.
“Mbajmë zi sot bashkë me popullin mik shqiptar edhe me qytetarët grekë që jetojnë në Shqipëri. Është tragjike të kujtosh aksidentin e ndodhur në Greqi para disa ditësh. Dua të falënderoj qytetarët shqiptarë dhe zyrtarët për iniciativën e vlefshme dhe shembullore”, tha Nikos Gitopoulos, konsulli grek në Korçë.
Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo ka shprehur ngushëllimet edhe për 6 familjet shqiptare që humbën të afërmit e tyre në aksidentin e trenave.
“Dita e sotme është shpallur ditë zie kombëtare për të kujtuar viktimat e aksidentit tragjik në Greqi. Gjithë populli shqiptar dhe ai i Korçës bashkohet me dhimbjen e familjarëve të këtyre viktimave dhe popullin mik grek. Kujtojmë viktimat dhe shpresojmë ngjarjeje të tilla mos ripërsëritën më”, u shpreh Filo.
Edhe qytetarët tregojnë dhimbjen e përjetuar nga aksidenti i rëndë.
“Duke pasur parasysh se ne jemi bërë pjesë e këtij akti për të ngushëlluar gjithë ata që humbën jetën në aksidentin tragjik dhe të rinjve që u shuan në lule të rinisë. Edhe ne e ndiejmë boshllëkun e atyre familjeve që humbën fëmijët e tyre”, shprehet një qytetare.
Mes viktimave nga aksidenti tragjik ishin edhe 6 shqiptarë, ndërkohë që 2 të tjerë ndodhen momentalisht në spital në gjendje të rëndë.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona