Largimi i mjekëve| Rama-Scholz: Nuk mund t’iu detyrojmë të ndaloni lëvizjen e lirë

7 Mars 2023 | 13:02

Kryeministri Edi Rama u prit këtë të martë në një takim zyrtar në Berlin, ku u takua me kancelarin Olaf Scholz.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, dy kryeministrat u pyetën në lidhje me largimin e mjekëve nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë.

Rama tha se kjo çështje ka qenë pjesë e diskutimeve, por Shqipëria nuk mund t’i kërkojë Gjermanisë që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor, një nga liritë themelore të BE-së.

“Ne kemi diskutuar këtë çështje dhe nuk mund t’i kërkojmë Gjermanisë që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitali njerëzor.

Nga ana tjetër kemi diskutuar se si duhet të gjejmë mënyra dhe mekanizma që Shqipërai të mos jetë finacuesi i sistemit të drejtëpërdrejtë gjerman. I shpjegova kancelarit se studentët e mjekësisë paguajnë vetëm 1/16-ën e shpenzimeve për t’u arsimuar.

Këto janë tema të kohës në një kohë kur të gjitha vendet kanë nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar dhe të pakualifikuar.

Është e rëndësishme të gjejmë një rrugë të balancuar për humbjet e kapitalit njerëzor nga Shqipëria”, tha Rama.

Edhe kancelari Scholz e cilësoi largimin e kapitalit njerëzor si një sfidë të madhe e cila duhet të menaxhohet.

“Me të vërtetë ne folëm për këtë, kjo është një sfidë e madhe. Lëvizja e lirë është një arritje shumë e madhe e BE-së, që do të thotë se mund të lëvizësh jo vetëm si turist, por mund t’i hipësh avionit dhe trenit dhe të punësohesh ku të dëshirosh në BE. Me këtë vendim, që më përpara ka qenë e pamundur, kanë lindur dhe sfida.

Gjermania ka vendosur që nevojën e madhe për vendet e punës mos ta mbulojmë vetëm nga BE, por dhe nga vendet e tjera, hapja e tregut për vendet e punës e bën më të menaxheshme këtë problematik”, tha Scholz.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026