Coronavirusi, ambasadorja Kim jep mesazhin sensibilizues: Duhet të jemi të gjithë bashkë
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yur Kim nëpërmjet një video të publikuar në Twitter, iu bën apel qytetarëve që të mbajnë maska në këtë kohe pandemie. Kim falënderon bluzat e bardha dhe thekson se të gjithë duhet të jemi bashkë në luftën kundër COVID-19.
“Sepse jam mirënjohëse për çdo sakrificë të bërë nga mjekët, infermierët dhe shkencëtarët deri tani. Sepse kujdesem për familjen dhe kolegët, sepse në këtë jemi të gjithë bashkë. Maska ime për ty”, shprehet në një video të publikuar në Twitter ambasadorja Kim, ndërkohë që vendos edhe një maskë.
Show you care – wear a mask! #MaskaImePerTy pic.twitter.com/AKiX3WfEZb
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) November 6, 2020
Ky mesazh i ambasadores vjen në një kohë, kur COVID-19 është përhapur gjerësisht në vend. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se kanë humbur jetën 7 pacientë të tjerë, si dhe janë konfirmuar 421 raste të reja. Bashkë me rastet e fundit, aktualisht në vendin tonë ka mbi 10 400 persona të prekur nga virusi.
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut