“Pronat e ushtrisë”- Gazetari zbulon çështjen që po pyetet Kollçaku në SPAK
Gazetari Eni Ferhati bëri me dije se deputeti i PS-së, Bardhyl Kollçaku, është thirrur në SPAK në cilësinë e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në lidhje me privatizimin e pronave të ushtrisë.
Kallëzimi në SPAK për këtë çështje është bërë nga ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari dhe lidhet me privatizimin e bazave detare në Shëngjin, Pashaliman dhe Sarandë.
Gazetari bëri me dije se deputeti Kollçaku po pyetet në lidhje me privatizimin e bazës ushtarake detare në Sarandë.
“Sipas burimeve zoti Kollçaku, deputet i Partisë Socialiste, është thirrur në cilësinë e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Bëhet fjalë për një hetim që Prokuroria po heton për shumë se një vit në lidhje abuzimet e pronave të ushtrisë. Kryesisht pronave që janë nxjerrë nga plani i ushtrisë dhe i janë dhënë me koncesion subjekteve private.
Ky hetim ka nisur pas një kallëzimi të ish-zëvendëskomandantit të forcave Detare, Artur Meçollari, i cili gjithashtu është parë këtë të enjte në ambientet e SPAK.
Kallëzimi kishte të bënte me bazat dertare, atë të Pashalimait, por edhe të bazës detare në Shëngjin, ku zoti Meçollari i kreu kallëzimet pasi u shkarkua nga detyra. Ai akuzon se në mënyrë të kundërligjshme këto baza i janë dhënë subjekte private duke qenë baza të rëndësishme të infrastrukturës detare.
Bëhet me dije se Kollçaku po pyetet për bazën e Sarandës”, tha Ferhati.
LEXO GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës