KQZ refuzoi kërkesën, Qori: Si do regjistrohet “Lëvizja Bashkë” në zgjedhje

Arlind Qori
9 Mars 2023 | 12:19

Edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i refuzoi kërkesën për t’u regjistruar si subjekt politik,  Arlind Qori, drejtuesi i “Lëvizja Bashkë” tha se do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit.

Për Euronews Albania, Qori u shpreh se vendimi do të apelohet në KAS ose Kolegjin Zgjedhor.

Qori shtoi se vijojnë me mbledhjen e firmave që ai të kandidojë si i pavarur për Bashkinë e  Tiranës.

“Ne do të jemi në zgjedhjet e 14 majit, sepse siç ju thashë ka akoma faza të apelimit të këtij vendimi skandaloz. Ne kemi një farë shprese se ose KAS-i ose Kolegji Zgjedhor do jetë minimalisht i arsyeshëm dhe minimalisht në respekt të gërmës dhefrymës së ligjit sa për të regjistruar “Lëvizja Bashkë”.

Ne vazhdojmë mbledhim firma, u bëjmë thirrje qytetarëve të vijnë të firmosin për “Lëvizja Bashkë” dhe kandidimin tim për Bashkinë e Tiranës”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026