KQZ njeh Bashën si kryetar të PD-së, Meta: Çmenduri e regjimit të Ramës

Ilir Meta
9 Mars 2023 | 14:19

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e KQZ-së, që i dha 48 orë kohë Lulzim Bashës, për të regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një konferencë për shtyp, Meta u shpreh se kjo është një çmenduri e regjimit të kyeministrit Edi Rama.

“Qëndrimi im është dhe mbetet një, respekti i vullnetit dhe anëtareve të PD i cili është demonstruar në mënyrë publike dhe transparente përmes foltoreve dhe në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit të kaluar. Po ashtu është demonstruar dhe nga akti që PD ka marrë. Çmenduritë e regjimit të Ramës i di çdo qytetar i Shqipërisë, përfshirë socialistët e ndershëm, por i dinë më mirë dhe të gjithë demokratët.

Mënyrën sesi ai pengoi regjistrimin e gjykatës dhe lojërat e tanishme. Më 14 maj, Partia e Lirisë dhe opozita e vërtetë do të jetë atje, te kutitë e votimit. Më 14 maj asnjë votë nuk do të preket. Nëse dikush guxon ta prekë do mbajë përgjegjësi”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026