A rrezikon sanksione nga SHBA nëse bën koalicion me Berishën? Ja si përgjigjet Meta
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur poshtë aludimet se mund të sanksionohet nga SHBA, nëse bën koalicion me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata”.
Në një konferencë për mediat, Meta u shpreh se diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe shtoi se marrëdhëniet e tij me SHBA mbeten të hapura dhe parimore.
Ndër të tjera, Meta nënvizoi se SHBA-të janë të interesuara për një opozitë sa më të fuqishme.
“Kjo është zero e vërtetë, për arsye sepse marrëdhëniet e mia me SHBA kanë qenë dhe janë gjithmonë shumë të hapura dhe parimore. Unë nuk asnjë qëllim dhe nuk kam pasur kurrë që të ndikoj në vendimet e tyre. Gjithmonë kam marrë vendimet e mia bazuar në parimet më demokratike që ka kushtetuta jonë.
Asnjë lloj presioni, përkundrazi, kemi pasur një bisdedë tepër konstruktive dhe SHBA-të janë të interesuara për një opozitë sa më të fuqishme sepse duan që në vend të funksionojë sistemi i llogaridhënies”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024