KQZ refuzoi kërkesën, Qori: Si do regjistrohet “Lëvizja Bashkë” në zgjedhje
Edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i refuzoi kërkesën për t’u regjistruar si subjekt politik, Arlind Qori, drejtuesi i “Lëvizja Bashkë” tha se do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit.
Për Euronews Albania, Qori u shpreh se vendimi do të apelohet në KAS ose Kolegjin Zgjedhor.
Qori shtoi se vijojnë me mbledhjen e firmave që ai të kandidojë si i pavarur për Bashkinë e Tiranës.
“Ne do të jemi në zgjedhjet e 14 majit, sepse siç ju thashë ka akoma faza të apelimit të këtij vendimi skandaloz. Ne kemi një farë shprese se ose KAS-i ose Kolegji Zgjedhor do jetë minimalisht i arsyeshëm dhe minimalisht në respekt të gërmës dhefrymës së ligjit sa për të regjistruar “Lëvizja Bashkë”.
Ne vazhdojmë mbledhim firma, u bëjmë thirrje qytetarëve të vijnë të firmosin për “Lëvizja Bashkë” dhe kandidimin tim për Bashkinë e Tiranës”, theksoi ai.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë