Inflacioni i ashpër, FMN: Ballkani e ndjen më shumë se Europa
E gjithë Europa është përballur me rritje të çmimeve gjatë 12 muajve të fundit, por efekti është më i fortë në Shqipëri dhe Ballkan.
Kjo, për faktin se ndryshe nga Bashkimi Europian që ka parë inflacion të lartë në faturat e energjisë, në rajonin tonë ai është udhëhequr nga shtrenjtimi i ushqimeve.
Përfundimi del nga një studim i Fondit Monetar për efektet e inflacionit në këtë periudhë, i cili regjistrohet në nivelet më të larta që nga viti 1990.
Në Ballkan 42% e shpenzimeve mujore shkon për ushqime, vë në dukje studimi i FMN-së, e për pasojë kjo ndikon në thellimin e varfërisë.
Çmimet e ushqimeve në Ballkan janë rritur me ritme më të larta se në BE për tre arsye kryesore sipas FMN:
Së pari një përçim më i lartë i çmimeve të ushqimeve nga tregjet ndërkombëtare për shkak të peshës së lartë të importeve.
Së dyti, problemet strukturore të bujqësisë në rajon bëhen shkak për çrregullime të çmimeve që vijnë nga tregjet e brendshëm.
Së treti ndryshimet klimaterike me thatësira e mungesë reshje dëmtuan shumë prodhime vendase sidomos në Bosnjë dhe në Serbi.
Fondi rekomandon se ekonomia e Shqipërisë dhe e rajonit meriton vëmendje të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rritet inflacioni bazë| 8.7% në janar, nivel rekord në 15 vitet e fundit
- Vlerësimi i Eurostat, rritet inflacioni bazë në BE, bie lehtë ai total
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme