“Sirena alarmi!”- Ish-prokurori zbulon arsyen e ardhjes së DEA-s në Tiranë
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci tha se fakti që DEA ka zgjedhur të vijë në Shqipëri tregon se trafiku i kokainës është bërë i rrezikshëm. I ftuar në Euronws Beci tha ky investim i bërë prej DEA-s në Shqipëri tregon se trafiku i kokainës në vend është bërë më problematiku në të gjithë rajonin.
“Dea ndërhyn zakonisht në vende ku tregu i kokainës bëhet problematik. Në këtë formë bashkëpunimi ka qenë i ngushtë me organet ligjzbatuese edhe para shumë viteve, por me anë të një filiali që DEA e kishte në Athinë.
Fakti që vitet e fundit kokaina është bërë trafiku më i rëndësishëm sa i takon paligjshmërisë në këtë luftë kundër narkotikëve duket se i ka dhënë DEA-s të drejtën të ketë një investim shumë të rëndësishëm në republikën e Shqipërisë.
E përkthyer më shqip, trafiku i lëndëve narkotike dhe i kokainës, është bërë më problematiku në tërë rajonin dhe për këtë arsye, DEA ka kthyer vëmendjen totale në Republikën e Shqipërisë. Fakti që DEA vjen në Shqipëri është sirenë alarmi që trafiku i kokainës është bërë i rrezikshëm”,- tha për Euronews Albania ish-prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci.
LEXO GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:56 Osmani pas rezultateve: Ky është veç hapi i parë i ringritjes së LDK-së
- 22:41 Si pritet të ndahen vendet në Kuvendin e Kosovës pas përfundimit të zgjedhjeve
- 22:34 Irani sulmoi Izraelin, reagon Donald Trump
- 22:22 Vetëvendosje shpall fitoren, merr më shumë se 280 mijë vota
- 22:19 Garda Revolucionare e Iranit: Operacioni ndaj Izraelit ishte paralajmërim
- 21:53 E rëndë në Maltë, mbytet anija me 60 emigrantë! 10 persona humbin jetën