Laboratorë të rinj te Sportet, ofrohen matje dhe testime për studentë dhe sportistë
Ministrja Evis Kushi ishte e pranishme në Universitetin e Sporteve aty ku janë hapur disa laboratorë të rinj.
Bëhet fjalë për një sërë pajisjesh të lëvizsshme ose jo, që pedagogët e pranishëm i shpjeguan me detaje, ndërsa procesi u transmetua në faqen në Facebook të kryeministrit Rama.
“Nga 335 studentë të testuar, 18% e tyre kanë rezultuar me probleme me shtyllën kurrizore, që dhe vetë ata janë habitur,” – u shpreh pedagogu.
Më pas Kushi kaloi të njihte dhe sallën e re të laboratorit, aty ku bëhet jë testim parametrash qëlizorë dhe biokimikë për shëndetin e sportistëve.
Laboratorët e rinj, siç bëri me dije dhe kryeministri Rama janë në kuadër të investimeve nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në infrastrukturën e kërkimit shkencor, për përmirësimin dhe përditësimin e kapaciteteve kërkimore shkencore në universitet.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh