Skema 3D: Si ndodhi aksidenti i frikshëm te rreth-rrotullimi i Saukut

10 Mars 2023 | 18:06

Përmes një skeme 3D, gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati sqaroi se si ndodhi aksidenti te rreth-rrotullimi i Saukut.

Ai tregoi se automjeti “Audi A8” udhëtonte nga pjesa e Unazës Lindore drejt rreth-rrotullimit të autostradës Tiranë-Elbasan.

“Duhet theksuar fakti se unaza e madhe e kryeqytetit ka një shpejtësi të kufizuar deri në 80km\h, por në momentin që i ndjeri, tashmë, Klevis Ruçaj ka shkuar pranë rreth-rrotullimit, ka një sinjalistikë që të paralajmëron për të ulur shpejtësinë, fillimisht në 60 km\h e më pas kur i afrohesh në një distancë edhe më të afërt rreth-rrotullimit, shpejtësia duhet të jetë në 40 km\h,” – u shpreh Ferhati, i cili sqaroi se i riu jo vetëm nuk ka respektuar sinjalistikën, por ka pasur një shpejtësi prej 150 km/h në momentin që është futur në rreth-rrotullim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023