Aksidenti i frikshëm në Tiranë, Gonxhe: Faji dhe i politikës në vend
Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe tha në një intervistë për Euronews Albania se askush nuk mund të përjashtojë veten nga përgjegjësia pas 5 viktimave në 24 orë prej aksidenteve rrugore.
“Prej korrikut të vitit të kaluar ne presim amendimet e Kodit Rrugor të cilat i kemi diskutuar në parlament dhe për shkak të një situate jo stabël politike, pra të një problematike që lidhet me vendimin që do të marrë opozita nuk po kalojnë dot,” – u shpreh Gonxhe.
Sipas Gonxhes, aksidenti i të enjtes mbrëma nuk është vetëm pasojë e daljes nga kontrolli, por e shpërqëndrimit ose tejkalim në masa ekstreme. Ai shtoi se duhet pritur dhe analiza e gjakut për të parë nëse bëhet fjalë për përdorim të lëndëve narkotike, ose alkoolit.
Ndërkaq, një tjetër problem që kreu i DPSHTRR solli në vëmendje është përdorimi i rripave të sigurimit, që nëse do të ishin vendosur nga dy vajzat pasagjere te “Audi”, mund të kishte shpresë për jetë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 16:33 Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon koordinim me Teheranin
- 16:19 Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%
- 16:17 Valë ekstreme e të nxehtit edhe në Belgjikë, vendi regjistron ditën më të nxehtë të vitit
- 16:08 Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore
- 16:01 Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës
- 15:50 Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar