Bomberi kosovar shënon 10 gola në Spanjë, Interi hyn në garë për kartonin
Performanca e shkëlqyer në La Ligan spanjolle ka bërë që sulmuesi nga Kosova, Vedat Muriqi të jetë në qendër të merkatos së transferimeve. 28-vjeçari ka udhëhequr sulmin e Mallorcas, ndërsa numëron 10 gola dhe 2 assiste në 24 javë të kampionatit. Pas Sevillas, një tjetër klub i madh kërkon shërbimet e Muriqit, e bëhet fjalë për Interin.
Zikaltrit prej kohësh monitorojnë bomberin e përfaqësueses së Kosovës, i cili po zhvillon sezonin e jetës. Sipas mediave italiane, vlera e tij llogaritet rreth 12-15 milionë euro, të cilat skuadra nga Milano do t’i paguante për një golashënues të tillë. Me Dzekon në prag të largimit dhe Lukakun që me shumë mundësi e ka mbyllur aventurën me zikaltrit, Muriqi shihet si lojtari që do të luftojë në krah të Lautaro Martinez.
Një lëvizje e tillë do të shenjonte rikthimin e sulmuesit në Serinë A 1 vit pas largimit nga Lazio aty ku në 31 ndeshje shënoi vetëm 1 gol. Edhe skuadrat angleze do të jenë në sulm për të siguruar shërbimet e Vedat Muriqit, i cili aktualisht është sulmuesi shqiptar i momentit.
LEXONI GJITHASHTU
“Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës