Pasioni i 72-vjeçarit | Dikur skulptor, sot bën portrete në sheshin e Durrësit

11 Mars 2023 | 16:41

Ky është Jonuz Selimi, dikur skulptor. Ulur në një stol, që duket sikur mezi e mban, ai prej 13 vitesh tashmë pikturon portrete.

“Te Vollga kam nisur në vitin 2010, se në 2008-ën më hoqën nga puna. Më hoqën, se thanë do fusim brezin e ri. Kanë dalë nga shkolla dhe janë pa punë më thanë. Më shumë portretet bëj unë. Këto janë skica çasti dhe nuk punon dot me bojë, apo të bësh skulpturë, se je në natyrë”, tha ai.

Të ardhurat e fituara nga këto skica sa vijnë e pakësohen.

“Ka raste që fitoj shuma të çuditshme. Kam fituar një Shën Valentin deri në 50 mijë lekë të vjetra. Një herë tjetër as 2 mijë lekë të vjetra s’fitova, kurse këtë Shën Valentin s’fitova kokërr leku”, u shpreh Jonuzi.

Përveç kësaj, të bësh art në rrugë është e vështirë.

Por, ndonëse ka mbi supe 72 vite, mosha nuk është problem për të. Duket e cuditshme, por ajo që e bezdis në punën e tij, është policia.

“Këtu kam gjetur rezistencë të madhe nga policia. Këta nuk janë policë europianë, se Edi Rama ka studiuar në Francë vetë, artistave nuk u bërtet njeri në të gjithë botën. Ai thotë largohu, se ka uniformën”, theksoi 72-vjeçari.

Për këtë arsye, ai ka vite që kërkon një studio.

“Unë kërkoj një studio. Sa mirë dalin në televizor e thonë do ndihmojmë artistat. Ka thënë edhe Molieri, ata që kanë para janë kopracë.”

Por pavarësisht zhgënjimeve a pritshmërive që s’ju plotësuan ndër vite, Selimi nuk dorëzohet. Sa herë dielli perëndon, ai ulet dhe pret.

Pret “të fundit” artdashës, që të qëndrojnë si modelë për një portret me laps nga dora e tij.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026