Lista Serbe takon Lajçakun: Asociacioni, parakusht për normalizimin e marrëdhënieve
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ndodhet për një vizitë dyditore në Prishtinë, ku sot ka takuar përfaqësuesit e Listës Serbe.
Lista Serbe ka njoftuar se në takimin me Lajçakun kanë theksuar se formimi i Asociacionit, siguria, mbrojtja e të drejtave kolektive dhe individuale të popullit serb janë parakusht për normalizimin e marrëdhënieve, shkruan Euronews Serbia.
Në takim, Lista Serbe u përfaqësua nga kryetari i saj, Goran Rakiç dhe nënkryetarët, Igor Simiç dhe Dalibor Jevtiç.
Më herët, Lajçak është takuar edhe me përfaqësues të partive opozitare shqiptare në Kosovë.
Lajçak ka mbërritur dje në Prishtinë, ku në kuadër të dialogut ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryenegociatorin e Prishtinës, Besnik Bislimi.
LEXONI GJITHASHTU
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar