Aksidenti| Eksperti-institucioneve: Të behet ekspertiza e materialit të barrierave
Eksperti rrugor Fadil Likaj ka komentuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, aksidentin tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut në Tiranë, ku humbën jetën tre të rinj.
Lika sugjeroi të bëhet një ekspertizë laboratorike e materialit të barrierave, për të parë nëse ato janë brenda standardeve.
Gjithashtu ai këshilloi që të shihet dhe lidhja e barrierave me betonin, për të parë nëse ato janë të duhurat për rrethrrotullimin ku ndodhi aksidenti tragjik.
“Duhet që të bëhet një ekspertizë për barrierat mbrojtëse në laboratorë të certefikuar se sa është fuqia e tyre mbajtëse.
Të gjitha pjesët metalike që ndodhen te vendi i ngjarjes duhet të merren dhe të çohen në laboratore të akredituara, të behet prova se sa forcë durojnë këto barriera dhe në momentin që do dali një rezultat i saktë për cilësinë e materialit, të llogaritet gjithashtu dhe shpejtësia e automjetit.
Pastaj të nxirret një konkluzion nëse këto barriera, cilësia e materialit, apo mënyra e implementimit ose zbatimit të këtyre barrierave është në rregull. Vetëm kështu nxirret konkluzioni nëse këto barriera janë për atë rrethrrotullim apo jo.
Të shikohet dhe pjesa e lidhjes metalike me betonin”, tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)