“Doni të vdisni live”- Ahmeti: Po të isha në detyrë, do t’iu shoqëroja në komisariat

11 Mars 2023 | 20:41

Kamera e emisionit “Review” në Euronews Albania, ishte këtë të shtunë në rrethrrotullimin e Saukut, ku ndodhi aksidenti tragjik me tre viktima të enjten.

Gazetarja Jonida Shehu dhe eksperti Artur Sulçe dhanë një intervistë live nga vendngjarja.

Por gjatë intervistës ndërhyri, ish-shefi i Policisë Rrugore të Tiranës, Krenar Ahmeti, i cili i kërkoi moderatores dhe ekspertit të mos qëndrojnë në karaxhatë pasi është e rrezikshme.

“Nëse unë do të isha oficer i policisë, shef i policisë rrugore, të dyve që jeni në karaxhatë unë do ju shoqëroja në komisariat pasi jeni në zonë të rrezikshme.

Karaxhata është pjesë e rrugës e destinuar vetëm për lëvizjen e automjeteve. Eksperti që ke në krahë nuk ka as foshforeshente dhe ju nuk keni veshur, Jonida kaloni në zonën e sigurisë. Ke vizën pa ndërprerje, jeta juaj është shumë e rëndësishme. Ne jemi modele dhe nuk mund t’i japim shembull qyetarëve të dalin në karaxhatë. Nuk mund të dalim në rrugë aty, zotëria pa fosforeshente se jeni dhe ekspert rrugor.

Ju aty nuk jeni shumë vizibël, një makinë aty mund t’iu marrë jetën. Jeni live doni të vdisni live”, tha Ahmeti.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026