Aksidenti në afërsi të TEG-ut, Ahmeti: Automjeti s’e ka kaluar shpejtësinë 140 km/h

Krenar Ahmeti
11 Mars 2023 | 21:18

Ish-drejtuesi i Policisë Rrugore, Krenar Ahmeti thotë se automjeti tip “Audi A8”, që u përfshi në një aksident te rrethrrotullimi në afërsi të TEG-ut, me pasojë vdekjen e 3 personave, nuk e ka kalur shpejtësinë 140 km/h.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Ahmeti u shpreh se mënyra sesi automjeti çau barrierat dhe përfundoi në autostradën Tiranë-Durrës, duke goditur një tjetër automjet, ishte mjaft e rrezikshme.

Ahmeti e cilëson këtë aks si “rrugë kurth”, pasi janë shkaktuar shumë aksidente dhe kanë humbur jetën shumë njerëz.

“Për mua, nuk e ka kaluar shpejtësinë 140 km/h. Për mua, e rrezikshme ishte që i ka ardhur atij qytetarit tjetër poshtë si meteor, makina. Mjeti e humbi kontrollin. Kalojmë në fazën tjetër, të minimizimit. Çfarë kanë minimizuar këta, se kjo parashikohet. A e kuptoni, krenohen të gjithë për atë rrugë të bukur? Është rrugë kurth, vdesin njerëz.”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026