Denoncime për shefin e stacionit të Larisës: Një ditë harroi mikrofonin hapur dhe…
Tragjedia me 57 të vdekur nga përplasja e trenave në Greqi ka shkaktuar indinjatë të madhe të popullit grek.
Mediat greke kanë publikuar ankesa të pasagjerëve që frekuentonin stacionin e Larisës për shefin e këtij, stacioni, deri tani përgjegjësi i vetëm i tragjedisë.
Qytetarët kanë treguar një rast ku përgjegjësi i stacionit kishte harruar hapur mikrofonat nga ku bëheshin njoftimet brenda stacionit dhe për këtë dëgjohej muzikë dhe bisedat.
Sipas medias greke Star, qytetarët ishin ankuar për atë që po ndodhte në sallën e stacionit një ditë para përplasjes fatale të dy trenave kokë më kokë. “Ishte sikur ishte në një festival”, thotë një banor i Larisës, duke përshkruar imazhin e datës 27 shkurt.
“Zotëri që bën njoftimet ishte shumë i gëzuar. Dy herë harroi mikrofonin, herën e dytë e harroi për një kohë më të gjatë”, theksoi një tjetër banor i Larisës, duke lënë të kuptohet se përgjegjësi i stacionit nuk ishte i kujdesshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)
- 19:50 Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit