“Zhukri na zvarriti!” Pse po refuzohet regjistrimi i Lëvizjes Bashkë në zgjedhje?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi kërkesën e “Lëvizja Bashkë”, për regjistrimin si subjekt politik në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Klodi Leka, aktivist i kësaj lëvizjeje tha në një intervistë për Euronews Albania se vendimi i KQZ për të mos i regjistruar në zgjedhje është i qëllimshëm dhe i paligjshëm.
Ai akuzoi gjyqtarin Agron Zhukri se e zvarriti me 2 muaj vendimin për ta njohur si parti politike Lëvizjen Bashkë duke shkelur çdo afat që njeh ligji
“Në 22 dhjetor kemi dalë në rrugë dhe për 1 javë mblodhëm 3500 firmat e nevojshme për t’u regjistruar si parti politike. Në 6 janar i dorëzuam në Gjykatën e Tiranës, e cila brenda muajit duhet të shprehej. Gjyqtari ishte Agron Zhukri që fillimisht na mbajti me mashtrime, do ta njohim sot do ta njohim nesër, duke e shtyrë datën e gjyqit deri 7 mars. Pas shkarkimit të tij, gjyqtari i ri brenda dy ditësh e njohu të ligjshme Lëvizjen Bashkë. Shkuam në KQZ ku çuam të gjithë dokumentacionin, por edhe KQZ refuzoi të na regjistronte duke thënë se nuk keni vendimin e formës së prerë që njihet partia. Për ne ky është një vendim i qëllimshëm dhje i paligjshëm”, tha Leka.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian
A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit
Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta