Ku ka mbetur dialogu? Eksperti: Presioni amerikan ndaj Serbisë po jep rezultate

12 Mars 2023 | 18:53

Eksperti i sigurimit Bedri Elezi u shpreh se “presioni” i Amerikës, për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës ka filluar të japë rezultate.

I ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania, eksperti ka thënë se qeveria amerikane është fokusuar që ky dialog mes dy vendeve të ecë përpara dhe se tashmë situata mes dy vendeve është më e qetë.

“Si thashë e më herët ka një progres të dialogut mes dy palëve. Qeveria amerikane është e fokusuar që dialogun ta dërgojë përpara, kemi parë shumë aktivitete të përfaqësuesve të qeverisë amerikane në Beograd, një marrëdhënie të fundit mjaft të afërt mes qeverisë së Serbisë dhe qeverisë amerikane.

Si e kemi parë ambasadori i SHBA-së në Beograd ka një aktivitet të shtuar me qeverinë e Serbisë, çfarë nënkupton që edhe kërkesat e SHBA-së për çështjen e dialogut apo të normalizimit të marrëdhënieve te Serbia tani kanë një rezultat më të mirë se në të kaluarën.

Tashmë siç duket kemi mundësi që vërtet të tejkalojmë rreziqet që mund të vijnë nga Serbia, si kemi parë në të kaluarën, ku Serbia kishte mbështetur struktura të sigurisë të caktuara në veriun e Mitrovicës, të cilat kishin zhvilluar aktivitete të rrezikshme ku rrezikuan jo vetëm qytetarë serb, por edhe policinë e Kosovës.

Këto aktivitete nuk po i shikojmë më. Kemi një rezultat të qeverisë amerikane në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”,- tha për Euronews eksperti Bedri Elezi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026