Skandali| Mësueset bënin komente raciste në WhatsApp, nxënësit i filmojnë

13 Mars 2023 | 17:14

Ministri i arsimit të Izraelit i ka kërkuar falje nxënësve etopiano-izraelite, pasi mësueset e tyre kanë përdorur komente fyese për ta ndërkohë që ishin në një udhëtim shkollor.

Nxënëset vunë re se mësueset e tyre i dërgonin mesazhe njëra-tjetrës në një grup WhatsApp, të cilin e ishin quajtur Black School Trip.

Një nga nxënëset arriti të filmonte bisedën e tyre dhe videon e shpërndau në rrjetet sociale me mbishkrimin, “turp”.

Mirëmëngjes të gjithë ‘edukatorëve’ të kësaj shkolle”, ka shkruar ajo. “Më trishton mua si një anëtar i komunitetit etiopian të shoh nivelin në të cilin u ulët sot. Në vend që të jeni mësuesit tanë, të jepni shembull dhe të na bëni të ndihemi më të sigurt, ju bëtë pikërisht të kundërtën. Si guxoni talleni me nxënësit tuaj, unë i pashë fotot dhe thjesht nuk mund ta besoja se vijnë nga mësuesit. Ju jeni turp, më vjen turp që jeni mësues dhe që po mësoni brezin e ardhshëm”, shkruajti nxënësja.

Reagime në lidhje me skandalin pati nga drejtori i shkollës si edhe nga ministri i Arsimit të Izraelit, të cilët e dënuan ngjarjen dhe u shfaqën të tronditur për atë që kishte ndodhur. Mësuesit e përfshirë në ngjarje janë pezulluar dhe kanë kërkuar falje për veprimin e tyre të paligjshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit

Një protestë studentore në Bruksel u shndërrua në të dhunshme të enjten, ndërsa demonstruesit u përleshën me policinë në qendër të qytetit për shkak të...
17:33 | 04/06/2026

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026

“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse

Një koalicion prej nëntë shtetesh anëtare të BE-së, plus Islanda dhe Norvegjia, po rrit presionin për të shtrënguar kushtet e vizave për turistët rusë ndërsa...
17:24 | 04/06/2026