Spartak Ngjela: Ilirjan Celibashi duhet të ishte në burg në vitin 2003, ja arsyeja

13 Mars 2023 | 17:08

Avokati Spartak Ngjela thotë se Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi duhet të ishte në burg në vitin 2003.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ngjela u shpreh se Celibashi, asokohe kryetar i KQZ-së, manipuloi zgjedhjet lokale në Tiranë.

Sipas Ngelës, Celibashi është miku i kryeministrit Edi Rama dhe ky i fundit e ka vendosur në postin që mban aktualisht.

“Celibashi, në vitin 2003 duhet të shkonte në burg. Manipuloi në mënyrën më banale zgjedhjet e Tiranës. Me proces verbalet që shkruanin 300 votues, 1000 vota për Edi Ramën. 300 votues, 800 vota për Edi Ramën. Shpëtoi, është miku më i ngushtë i Edi Ramës dhe tani po bën këto broçkullat, sepse do që domosdoshmërisht, të mos dalë një person ka lidhje të mira me ambasadoren amerikane.

Shenjat janë që Rama dhe grupi i Ramës ka konflikt të madh me Uashingtonin. Aq më mirë të shpëtojë edhe nga ky. Kjo është arsyeja ime se pse ai bën këto lojëra. Duhet të ishte në burg që në vitin 2003. Një nga gegla kryesore të Ramës, vajti dhe e çoi prapë aty”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023