“Je spiun ti?”| Beqiri-Murrizit: Më marsh të keqen, diktatura më futi në burg
Myslim Murrizi dhe Idajet Beqiri debatuan me tone të larta ndërkohë që ishin të ftuar në Euronews Albania. Ata akuzuan njëri-tjetrin se kishin qenë pjesë e sigurimit të shtetit.
Murrizi i kërkoi Idajet Beqirit që ky i fundit të nxirrte dokumentin që tregon nëse ka qenë apo jo spiun i sigurimit.
Beqiri nga ana tjetër i tha se mund të hapnin të dy dosjet pasi ai vetë ka qenë i përndjekur e madje është futur në burg gjatë diktaturës.
Pjesë nga biseda
Idajet Beqiri: O je ti i sigurimit o s’ka njeri në botë, hapim dosjet timen dhe tënden.
Myslim Murrizi: I kam hapur, i kam hapur.
Idajet Beqiri: Idajet ik e merre këtë që kam unë. A je spiun i sigurimit ti apo jo?
Myslim Murrizi: E ka marrë 100 herë, e do ta shikosh. Unë kam qenë i përndjekur nga sigurimi e një deputet i juaj më ndiqte.
Idajet Beqiri: Pse ky të futi në burg ty?
Myslim Murrizi: Kush më futi diktatura më futi sepse isha opozitar nga më të fuqishmit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës