SPAK kërkon 2.8 vite burg për ish-oficerin, dyshohet se u korruptua nga Erjon Alibej

Dosja për inceneratorin e Fierit
13 Mars 2023 | 15:26

Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkon dënimin me 2 vite e 8 muaj burg me gjykim te shkurtuar për Leonard Palushin të arrestuar gjatë operacionit “Plumbi i Artë”.

Palushi akuzohet për korrupsion me dyshimin se ka përfituar nje automjet nga Erjon Alibaj, ky i fundit i akuzuar si organizator i disa ngjarjeve kriminale të ndodhura në qytetin e Elbasanit.

Në vitin 2020, Palusih  ka qenë shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve në Elbasan.

Ai akuzohet nga SPAK për orientim të gabuar të hetimit për vrasjen e Emiljano Ramazanit, duke shpërdoruar detyrën.

Sipas akuzës, Palushi ka pasur kontakte me Erion Alibej, i cili akuzohet si porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, vrasje të ndodhura në Elbasan verën e vitit 2020.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026