Krishtlindje në hapësirë, astronautët festojnë dhe urojnë në ajër
E gjithë bota po përgatitet të festojë një nga ngjarjet më të rëndësishme të besimit të krishterë, lindjen e Krishtit. Por edhe në hapësirë Krishtlindja merr një tjetër dimension.
Edhe pse larg familjes dhe të dashurve të tyre, astronautët e NASA-s kanë vendosur të festojnë brenda hapësirës së tyre, e sigurisht duke u përpjekur t’i përshtaten traditës.
Ekspedita 61 e komandantit Luca Parmitano, i Agjencisë Evropiane të Hapësirës dhe inxhinierët e NASA-s, Christina Koch, Jessica Meir dhe Drew Morgan dhuruan kapelat e tyre festive të cilat qëndronin në ajër, por nuk mungoi as ushqimi, sigurisht jo i servirur në një tavolinë.
“Gëzuar festat. Ajo çka më pëlqen më shumë në këtë sezon është se bota ngadalëson ritmin dhe ne kemi mundësinë të reflektojmë dhe të vlerësojmë atë çka është e rëndësishme, njerëzit që duam dhe të kalojmë sa më shumë kohë me ta. Në cilëndo do formë që po festoni këto festa, uroj të jenë të mbushura me lumturi”, ishte ky mesazhi i Krishtlindjes nga hapësira.
Katër anëtarët e ekuipazhit janë pjesë e një ekipi që kryejnë kërkime në orbitë, por edhe kaq larg ata nuk mund të qëndronin jashtë botës sonë.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet
- 12:19 SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më