Liga unike në basketboll | Në 15 mars luhen gjysmëfinalet, Flamurtari kërkon trofeun

14 Mars 2023 | 15:39

Flamurtari, Partizani, Prishtina dhe Bashkimi janë 4 skuadrat të cilat do të ndeshen me njëra-tjetrën, për të zgjedhur fituesin e ligës unike në basketboll për femra, në edicionin e dytë të këtij kompeticioni.

Ndeshjet finale do të luhen në qytetin e Vlorës, kjo dhe për faktin se klubi kuqezi feston 100 vjetorin. Dy gjysmëfinalet të cilat luhen në 15 mars janë Flamurtari-Prishtina dhe Partizani-Bashkimi. Kjo ështe hera e parë që dy skuadra të kampionatit shqiptar mbërrijnë në këtë fazë të ligës unike.

Flamurtari synon fitimin e trofeut fakt të cilin e pranojnë dhe dy basketbollistet e klubit vlonjat Tea Memushi dhe Liz Benaly.

Liga Unike pritet me shumë interes nga sportdashësit e basketbollit në Shqipëri, kjo pasi dy skuadrat pretendente për fitimin e trofeu janë Flamurtari dhe Partizani.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes

Ildi Gruda i dha fitoren Egnatias ndaj Breidablikut, në ndeshjen e kualifikimit për Champions League, ndërsa pas ndeshjes foli në një intervistë ekskluzive për Euronews...
13:48 | 14/07/2025

Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën

Edhe pse Vllaznia humbi 0-1 ndaj Daugavpils në ndeshjen e parë në Elbasan Arena, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Konferencës, presidenti Alban...
12:32 | 14/07/2025

“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi

Gjithmonë e më shumë po afron koha e ekipeve shqiptare që do të performojnë në Europë, ndërsa kjo ishte një prej temave të emisionit në...
18:52 | 30/06/2025