Nëna burgoset 1 javë pas lindjes, gjoba e pashlyer iu konvertua në 50 ditë burg
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Naim Bahçja nga Postriba prej një jave po kujdeset për fëmijën e tij të porsalindur. Kjo pasi, bashkëshortja e tij është arrestuar dhe burgosur.
Një vendim i Gjykatës së Tiranës në vitin 2020 që e detyronte të paguante një gjobë prej 250 mijë lekë, në pamundësi për ta paguar nga Diana Bahçja, ka bërë që kësaj të fundit ti konvertohet me 50 ditë burg.
Bashkëshorti denoncon faktin se Diana është burgosur kur djali ishte vetëm 8 ditësh.
Diana është dënuar nga Gjykata për braktisjen e fëmijës së saj nga martesa e parë, fakt të cilin ajo e mohon. Ajo shpjegon edhe situatën përmes një telefonate nga burgu I grave, ku po vuan dënimin dhe për këtë dënim fajëson ish-bashkëshortin.
Për foshnjen po kujdeset babai, edhe pse është tepër e vështirë.
Vetëm që Diana të lirohet, bashkëshorti I saj shprehet se është I gatshëm të mbajë edhe vajzen e gruas nga martesa e parë.
Ish-bashkëshorti i Dianës, është ai që ka bërë denoncimin për braktisjen e fëmijës nga mamaja, gjë që ka sjellë dhe dënimin e saj. Sipas ligjit, një nënë lehonë, e ka me detyrim të qëndrojnë pranë foshnjës të paktën 60 ditë. Ajo që mund të thuhet në këtë rast, pas denimit për braktisjen e fëmijës së parë, në këtë rast është gjykata ajo që detyron nënën e re të braktisë foshnjen vetëm pak ditëshe.
LEXONI GJITHASHTU
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar