“Rrita çmimin”, qytetarja: 22 vite që vij nga Elbasani të shes ballokume në Tiranë
Dita e Verës është kthyer në traditë për kryeqytetin. 100 aktivitete, të shpërndara në disa zona, kanë mbledhur në qendër të Tiranës mijëra qytetarë.
I kthyer në një panair produktesh të çdo lloji, në disa pika të bulevardit Dëshmorët e Kombit gjen edhe ballokumen, elementin kyç të festës.
“Kemi 22 vite rresht që vijmë nga Elbasani për të sjellë ballokume. Sivjet kemi sjell 1200 copë ballokume. Ballokumja e Elbasanit ka shumë mundime se përgatitet me dorë. Vjet ishte më mirë se këtë vit. E kemi rritur çmimin; këtë vit e shesim me 150 lekë, vjet e shisnin 100 lekë”, thotë Limdita.
Aktivitetet në kuadër të ditës së verës janë nga më të larmishmet, por ajo që ka tërhequr shumë vëmendjen e qytetarëve, është ekspozita me makinat e ushtrisë, përballë Kryeministrisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë