Urbanisti: Çdo kullë që ndërtohet në Tiranë mbyll një shkollë në Lushnjë
Eksperti i urbanistikës Gentjan Kaprata tha në emisionin Now në Euronews Albania se në 4 vitet e fundit Tirana nuk është rritur me asnjë banor, përkundrazi po humbë banorë për shkak të emigracionit.
Sipas tij, çdo kullë që ndërtohet në Tiranë mbyll një shkollë në Lushnjë apo një qytet tjetër të vogël për shkak të prirjes për t’u zhvendosur drejt kryeqytetit.
“Ndaj nxehemi edhe ne urbanistët se çdo kullë që ndërtohet në Tiranë mbyll një shkollë në Lushnjë, në Fier. Këto kulla bëhen që të marrin njerëz nga rrethet duke i shpopulluar ato. Po flas për kulla në kuptimin urbanistik, që presupozohet që do të përdoren për banim. Këto nuk janë të gjitha për banim, po ato që kemi blerë dikur, shkojmë në një më të mirë dhe i shesim, që i blejnë ata nga Lushnja apo Fieri. Këta pastaj i vijnë në Tiranë, rrinë ca muaj dhe ikin jashtë. Po shkatërrohet Shqipëria”, tha urbanisti.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 10:42 Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 7 vite burg
- 10:41 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:37 Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK
- 10:24 Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve
- 10:14 Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm
- 10:12 GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn