“Absurdi më i madh”, Pampuri: Vendimi i Celibashit për PD, i paprecedent në 32 vite
Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri e konsideron absurde dhe të paprecedent, vendimin e Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, i cili vendosi të mos regjistrojë këtë forcë politike në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Pampuri u shpreh se në 32 vite demokraci, nuk ka pasur një vendim të tillë.
Sipas Pampurit, Celibashi nuk mbron interesat e institucionit që përfaqëson, por bindjet e tij dhe të kryeministrit Edi Rama.
“Vendimi i marrë dje nga Celibashi për mos pjesëmarrjen në zgjedhje të Partisë Demokratike, ishte absurdi më i madh, ishte i paprecedent. Regjistrimi i komisionerëve ishte një hap i mirë, i cili regon shumë për këtë vendim të Celibashit dje.
Pra, ndërkohë që Celibashi regjistroi komisionerët, dje mori një vendim i cili i ishte i paprecedent në këto 32 vite demokraci, ku nuk pranon të regjistrojë një parti të djathtë, partinë më të madhe opozitare për arsye absurde”, theksoi deputetja Orjola Pampuri.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:24 Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për marrjen e kapaciteve kompjuterike
- 22:21 Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
- 22:20 Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus
- 22:09 Malkaj debat me përfaqësuesin e PS: Kudo që ka protestë do jem aty, Muharremi: Qytetarët kanë zgjedhur vizionin tonë
- 22:00 Shqipëria humbet edhe miqësoren e dytë nën drejtimin e trajnerit të ri, Luksemburgu fiton në Tiranë
- 21:14 I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i pajetë studenti amerikan