SHBA paralajmëron Rusinë pas incidentit me dronin amerikan në Detin e Zi

15 Mars 2023 | 17:36

Zyrtarët amerikanë i thanë ambasadorit rus në Shtetet e Bashkuara se Moska duhet të jetë më e kujdesshme kur fluturon në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Kështu u shpreh të mërkurën zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, pas rrëzimit të një droni ushtarak amerikan në Detin e Zi, për të cilën akuzojnë Rusinë, shkruan Reuters.

Departamenti amerikan i Shtetit thirri të martën ambasadorin e Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, për të shprehur shqetësimet për incidentin, i pari që nga fillimi i luftës në Ukrainë më shumë se një vit më parë.

“Mesazhi që i dërguam ambasadorit rus është se ata duhet të jenë më të kujdesshëm në fluturimin në hapësirën ajrore ndërkombëtare pranë aseteve të SHBA-së, të cilat, përsëri, po fluturojnë në mënyra krejtësisht të ligjshme”, theksoi Kirby.

Kirby nënvizopi gjithashtu se droni nuk është gjetur dhe mund të mos gjendet, duke pasur parasysh thellësinë e Detit të Zi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026