Incidenti në Detin e Zi, Kievi: Putin kërkon të zgjerojë zonën e konfliktit
Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov deklaroi se incidenti në Detin e Zi, ku u rrëzua një dron amerikan, tregon se presidenti rus, Vladimir Putin kërkon të zgjerojë zonën e konfliktit, përtej Ukrainës.
“Incidenti me dronin amerikan MQ-9 Reaper, i provokuar nga Rusia në Detin e Zi, është sinjali i gatishmërisë së Putinit për të zgjeruar zonën e konfliktit me përfshirjen e palëve të tjera”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Sipas tij, Rusia kishte një taktikë për të bërë gjithçka për të mos pësuar një disfatë në Ukrainë, pas më shumë se 1 viti luftë.
Ndërkaq, sipas Kremlinit, marrëdhëniet SHBA-Rusi janë në nivelin më të ulët. Ditën e djeshme, Uashingtoni akuzoi Moskën për rrëzimin e një prej dronëve të saj mbi Detin e Zi.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se nuk kishte kontaktuar me ndonjë zyrtar të nivelit të lartë të SHBA-së në lidhje me incidentin por tha se Rusia nuk do të refuzonte kurrë të angazhohej në dialog konstruktiv.
LEXONI GJITHASHTU
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje