“Me Vlorën merrem vet”, porositë e Ramës për deputetët, në takim mungoi Ahmetaj

15 Mars 2023 | 20:21

Mbrëmjen e sotme Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi mbledhje, ku në fokus ishin zgjedhjet e 14 majit.

Deputetët u thirrën nga vetë kryesocialisti Edi Rama, i cili u dha dhe porosit për vendoret.

Burime për Euroneës Albania bënë me dije se kryeministri Rama ka kërkuar nga deputetët që të mbajnë përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve në zonën e tyre.

Përsa i përket Vlorës, Rama ka thënë se do të merret personalisht vet me këtë bashki, ndërsa ka kritikuar dhe kryebashkiakun aktual.

“Secili deputet do te mbajë përgjegjësi për zonën e tij, për rezultatin e partisë në zgjedhjet e 14 majit. Asnjë deputet mos të kërkoj për kandidat për kryetar bashkie, sidomos këta të Vlorës që kanë dy vjet deputet. Me Vlorën do merrem vet personalisht”- tha Rama.

Në mbledhje ajo që është vënë re ishte mungesa e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026