KAS merr vendimin për PD-në, rrëzohet Berisha. Në zgjedhje regjistrohet Alibeaj
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, në KQZ ka marrë vendimin që në zgjedhjet lokale të 14 majit, të regjistrohet Partia Demokratike, me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj.
Me shumicë votash KAS rrëzoi kërkesën e Berishës dhe pranoi pjesërisht kerkesën e Alibeajt.
Gjithashtu KAS mori vendimin që kryekomisioneri të regjistrojë në zgjedhje Partinë Demokratike, pasi të plotësohet dokumentacioni me të dhënat e kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeaj.
“Në përfundim të shqyrtimit KAS me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore Partia Demokratike e përfqaësuar në seancë nga Ledio Nuraj.
Pranimin e pjesëshëm të ankesës së Partisë Demokratike të përfaqësuar në seancë nga Indrit Sefa. Ankuesi të depozitojë në KQZ domunetacionin shtesë si më poshtë:
- Deklaratën me të dhënat për nënkryeatrin, zotin Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar.
- Deklaratën e angazhimit solemn të nënshkruar nga nënkryetari Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar.
- Ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe detyrimin e kryekomisionerit të regjistrojë subjektin Partia Demokratike me nënkryetar zotin Alibeaj”, tha relatori Koli Bele.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut