KAS pranon ankimimin e Alibeajt, Nuraj: Maskaradë, vendim i paligjshëm

16 Mars 2023 | 15:10

Ledio Nuraj, përfaqësues ligjor i grupimit të drejtuar nga Sali Berisha, ka dalë në një deklaratë për mediat pas vendimit të KAS që pranoi ankimimin e Enkelejd Alibeajt për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit.

Ai tha se vendimi i KAS ishte në paligjshmëri të plotë ndërsa nënvizoi se vendimin do e ankimojnë.

Ndër të tjera  Nuraj tha se KAS i dhuroi Alibeajt atë që nuk e kishte kërkuar as vet ai.

“Vendimi i KAS është në paligjshmëri të plot, këtu vazhdon skenari i thurur që po vazhdon prej një viti kundër PD. Sot KAS mori një vendim që Gjykata nuk guxoi që prej një viti e gjysmë ta ndërmerrte. Sot KAS i dhuroi Alibeajt atë që nuk kishte kërkuar as vetë ai. Kjo është një maskaradë. Janë shkelur të gjithë dispozitat. Do ta ankimojmë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026