Balkan Talks/ Arbërie Nagavci: Kosova në situatë të vështirë, pavarësisht se përgjegjësia e të akuzuarve është individuale 

10 Nëntor 2020 | 20:11

Realitetin kompleks në të cilin ndodhet Kosova gjatë ditëve të fundit do të diskutohet në emisionin Balkan Talks me njërën prej figurave më të njohura politike dhe publike në vend. Ajo është një nga drejtueset e “Lëvizjes Vetëvendosje”, anëtare e kryesisë së saj dhe njëkohësisht nënkryetar e “Parlamentit të Republikës së Kosovës”, zonjën Arbërie Nagavci.

Zonja Nagavci në fillim të bisedës ndalet në ngjarjet e fundit të cilat po ndodhin në Kosovë dhe jep mendimin e saj lidhur me to.

“Të them të drejtën emocionet janë të përziera, sigurisht është shumë e vështirë që të shohësh përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës në pozita të tilla. Dhe në anën tjetër duke qenë se jam një prej shumë personave që kam qëndruar gjatë luftës në Republikën e Kosovës, ka qenë shumë e dhimbshme edhe e vështirë që të shohësh që persona, që kanë përfaqësuar UÇK-ën të jenë në një pozitë ku po gjykohen apo po akuzohen për krime të cilat faktikisht i kemi përjetuar vetë si qytetarë, si popull,”- shprehet zonja Arbërie.

Kjo situatë ka bërë që Kosova të jetë në vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe kjo për zonjën Arbërie ka pasoja të mëdha për Kosovën.

“Titujt e mediave prestigjioze të jenë të tillë, fare nuk do të dëshironim. Ato në fakt nuk e paraqesin realitetin sepse përgjegjësia është individuale dhe drejtësia duhet të vihet në vend për secilin rast pa përjashtim dhe ne shpresojmë që drejtësia të vihet përfundimisht në këtë rast,”- tregon Arbërie Nagavci.  

Gjatë zhvillimit të procesit ajo që u vu re është që liderët politikë që po përballen me aktakuzat kanë qenë të papërgatitur për këtë situatë. Zonja Nagavci tregon se pse ndodhi kjo pa përgatitje.

“Po një të akuzuarit është shefi i grupit tonë parlamentar zoti Rexhep Selimi. Ai ishte i bindur që nuk ka nevojë për avokat sepse ishte i bindur që angazhimi i tij gjatë gjithë kohës së luftës ka qenë krejtësisht për arsye idealiste, patriotike, kombëtare dhe ai besonte që do të mund ta dëshmonte vetë pafajësinë e tij. Ne i besojmë dhe i kemi rekomanduar që të angazhojë një avokat.

Ndërsa pyetjes nëse parlamenti do i ndihmojë për shpenzimet e gjyqit zonja Nagavci është shprehur se është ndarë një buxhet prej 20 milionë euro në vitin 2020 për këtë arsye.

 

Lexoni gjithashtu

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026