Xheni Karaj për vendimin e Melonit: Traumë psikologjike dhe morale për çiftet LGBTQ
Xheni Karaj e ka komentuar vendimin e qeverisë italiane dhe kryeministres Giorgia Meloni për të mos i lejuar çifteve LGBTQ të regjistrojnë fëmijët e tyre, si veprim të një qeverie fashiste.
E ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Good Monring Albania” në Euronews Albania, aktivistja tha se ky vendim është shkelje e të drejtave dhe e dinjitetit dhe shkakton një traumë në të gjithë çiftet e LGBTQ.
“Unë do ju ftoja të mendoni se një ditë ju zgjohuni nga gjumi dhe kuptoni se një qeveri fashiste ju ka hequr të drejtën e të qenurit prind. Mendoni se me ç’traumë psikologjike dhe morale përballen këta prindër dhe fëmijët e këtyre prindërve përballe këtij fakti.
Ndërkohë që ti e rrit atë fëmijë me dashuri dhe sakrifica duke e parë si dritë në sy. E vjen një politikane, e cila dihej, e të thotë se ti nuk je më prind i fëmijës tënd.
Njëri prej partnerëve nuk ka më mundësinë të marrë asnjë vendim mbi shëndetin e fëmijës, nuk ka të drejtë të udhëtojë jashtë vendit, sepse ti nuk quhesh prind, nuk ke të drejtë ta regjistrosh në shkollë, sepse nuk është fëmija jot. Imagjinoni sa shkelje e rëndë e dinjitetit është”,-tha aktivistja Xheni Karaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta