‘8% e familjeve shqiptare varfërohen nga pagesat në spitale’, eksperti i ekonomisë: Mosrimbursimi, fatal për shtresat në nevojë
Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 8% e familjeve shqiptare janë futur në varfëri ose varfërohen më tej, pasi paguajnë nga xhepi për shërbime shëndetësore.
Po sipas këtij raporti, 12% e familjeve përjetojnë shpenzime katastrofike shëndetësore. Sipas raportit, mbrojtja financiare në Shqipëri është në nivele të ulëta, e kjo si pasojë e shpenzimeve të paktë në sektorin publik.
Ndërkohë, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të kujdesit Shëndetësor mbulon vetëm 2/3 e popullsisë, ndërsa njerëzit e pasiguruar kanë akses të kufizuar në sistemin shëndetësor.
Për të përmirësuar mbrojtjen financiare, vendet e zhvilluara aplikojnë përdorimin e bashkëpagesave fikse të ulëta, përjashtimin nga pagesat për familjet me të ardhura të ulëta dhe një kufi vjetor të lidhur me të ardhurat që mbulon të gjitha pagesat.
Eksperti i ekonomisë, Kastriot Sulka tha për Euronews Albania se kostot e trajtimit të të sëmurëve me COVID-19 ndikon sidomos në jetën e atyre njerëzve që ose kanë punuar në të zezë ose janë pa punë, pra janë të pasiguruar. Sipas tij, mosrimbursimi i këtyre shpenzimeve mund të jetë fatale për këto familje, sepse marrja e një borxhi për të shlyer shpenzimet mund t’i zhysë edhe më shumë në varfëri.
“Të gjitha këto shpenzime janë ekstra, që nuk i ke parashikuar dhe këto gjëra u rëndojë shumë atyre që nuk janë të siguruar. Ata janë në prag të nivelit të varfërisë, duke bërë edhe shpenzime të tilla që janë shumë të mëdha, deri në 1 mln lekë, zhyten më tej në mjerim.
Kjo ndikon sidomos në jetën e atyre që janë të papunë. Në këtë rast mosrimbursimi i të sëmurëve është fatal. Pasoja ekonomike do të jetë shumë e madhe për ta”, tha z. Sulke.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme